Young Cell Scheme
Program i bursave postdiplomike i BE-së për Kosovën
Çfarë është Skema e Celulës së të Rinjëve?
Ky është një program i bursave, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës
Mënyrë e qëndrueshme për të mbështetur reformën ne Administratës Publike të Kosovës, për t'u përshtatur me praktikat më të mira evropiane
Fillimisht e lansuar në vitin 2004, përmes dhënies së bursave ofron një mundësi për studentët e rinjë kosovarë që të studiojnë në universitete që gjenden në shtetet anëtare të BE-së dhe pas studimeve të punojnë në shërbimin civil.
409 studentë përmes 13 raundeve janë shpërblyer me bursa për të studiuar në Universitetet Evropiane. Pas detyrimit kontraktual për të punuar për tre vjet në administratë, ka disa të diplomuar që vazhdojnë të punojnë ende aty.
Kush ka të drejtë të aplikoj?
Çdo banor i Kosovës që ka:
- Letërnjoftimi/pasaporta e vlefshme e Kosovës
- Diplomë universitare ose studentë universitare
- I rrjedhshëm në anglisht
- Kufiri i moshës: i lindur më 1 janar 1989 ose më vonë
Parimet e procesit të përzgjedhjes?
- Transparenca: Çdo fazë e procesit të përzgjedhjes do të shpallet publikisht në të njëjtën kohë për të gjithë aplikantët dhe i njëjti informacion do t'u jepet të gjithëve.
- Korrektësia: Përzgjedhja do të jetë rezultat i një sërë kriteresh specifike. Çdo kandidat që tenton në çfarëdo mënyre apo forme të ndikojë në procesin e përzgjedhjes në favor të tij/saj do të diskualifikohet dhe eliminohet nga përzgjedhja.
- Mosdiskriminimi: Gratë, komunitetet jo shumicë dhe personat me aftësi të veçanta inkurajohen veçanërisht të aplikojnë.
Ku mund të studijoj?
Cfarë mbështetje ofrohet nga skema?
YCS ofron mbështetje financiare dhe praktike për kandidatët e përzgjedhur:
- Mbështetja financiare: shpenzimet e plota të shkollimit, shpenzimet e jetesës, biletat e udhetimit për në vendin e studimit: nisja dhe kthimi, si dhe praktika në institucionet e Qeverisë së Kosovës.
- Mbështetje praktike: këshillimi i kandidatëve të përzgjedhur për zgjedhjen e programeve për diplomim dhe universiteteve, si dhe dhënia e asistencës së vazhdueshme nga stafi i projektit gjatë gjithë kohës se studimeve jashtë vendit.