Young Cell Scheme
Program i bursave postdiplomike i BE-së për Kosovën
YCS Round XIV: Final Rankings
Lists of Grantees and Reserves (20/05/2024)
SCORES WRITTEN EXAM YCS Round XIV Selections
YCS Round XIV
Preselection Results
Writen exams
Schedule of YCS Round XIV
Skema e Celulës së të Rinjëve Ruandi XIII-XIV-XV është një program i bursave, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimi Publik, Francë.
Filluar në vitin 2004, Skema e Celulës së të Rinjëve ofron mundësi për studentët e rinjë kosovarë me prejardhje të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira qe gjenden në shtetet anëtare të BE-së, me qëllim që të tërheqë sistematikisht kandidatët e rinjë në shërbimin civil për një periudhë prej tre vitesh radhazi, pas përfundimit me sukses të studimeve të tyre.
Objektivi i përgjithshëm i YCS është të ngrisë kapacitetet profesionale të shërbimit civil në afat të gjatë për t'i shërbyer më mirë qytetarëve të Kosovës dhe për të përmbushur detyrimet dhe acquis që dalin nga procesi i integrimit të vendit në BE. Në përputhje me standardet më të mira të BE-së, programi i bursave YCS ndihmon Kosovën të gjenerojë një administratë publike të depolitizuar, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe efektive, të aftë për të zbatuar legjislacionin e BE-së dhe ofron një politikë më të mirë të menaxhimit të karrierës.
Në përgjithësi, duke përmirësuar kapacitetet profesionale të shërbimit civil kosovar, projekti do të shoqërojë progresin e reformës në administratën publike në Kosovë dhe do të kontribuojë për t'iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve kosovarë për një fuqizim më të madh të strukturave dhe proceseve shtetërore, në kontekstin e sfidave politike, sociale dhe ekonomike.