Young Cell Scheme

Autoriteti kontraktues

Image

Donatori kryesor i këtij projekti është Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë promovon lidhje të ngushta ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. BE-ja vazhdon të ndihmojë Kosovën në realizimin e agjendës së saj të BE-së, duke përfshirë një prani të shtuar në Kosovë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është pjesë e një rrjeti prej më shumë se 130 delegacionesh të BE-së që ekzistojnë në vende dhe organizata ndërkombëtare dhe roli i tyre është kryesisht te:

  • paraqesin, shpjegojnë dhe zbatojnë politikën e BE-së
  • analizojnë dhe raportojnë mbi politikat dhe zhvillimet në vendet/institucionet në të cilat janë të akredituar

Zyra e BE-së gjithashtu luan një rol kyç në zbatimin e ndihmës së konsiderueshme financiare të BE-së për Kosovën.

Zyra punon nën autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Për më shumë informacion ju lutemi klikoni këtu