YCS Raundi XIII: Paralajmërim i shpalljes së konkursit

Ky është një para-lajmërim për të informuar lidhur me hapjen e ardhshme të ftesës për aplikim për Raundin XIII të Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike. Tani nuk kërkohet asnjë veprim nga aplikantët potencial.

PROGRAMI I BURSAVE MASTER , SKEMA E CELULËS SË TË RINJËVE RAUNDI XIII, I PREZANTUAR PËR KOMUNITETET JO SHUMICË DHE OJQ-të NË KOSOVË, DUKE OFRUAR MUNDËSI TË BARABARTA PËR TË GJITHË STUDENTËT

Skema e Celulës së të Rinjëve Raundi XIII, Programi i Bursave për Master është prezantuar më 7 tetor gjatë konferencës për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit.